Një nga banorët i cili ka biznesin e tij pranë zonës ku ndodhi ditën e djeshme shpërthimi i cili i mori jetën babë e bir, ka deklaruar se në momentin e parë që ndodhi shpërthimi menduan se ishte një bombol gazi.
Ai ka shtuar se ende nuk janë kontaktuar nga bashkia në lidhje me dëmshpërblimin nga dëmet që i janë shkaktuar nga shpërthimi.
“Menduam mos ishte bombol gazi në shtëpi. Ishte një shpërthim shumë i fuqishëm nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte. Dëgjuam vetëm zhurmë dhe xhama që binin gjithandej. Më vjen keq për ata që humbën jetën. Për dëmet pastaj…
Nuk kemi pasur kontakt nga bashkia, presim të vijnë por nuk dimë nëse është ngritur një grup pune”, tha ai.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co