Bota Sport

Deklan Rajs e bën fakt të kryer: Anglia dëshiron të shkruajë historinë në Gjermani

deklan rajs e ben fakt te kryer anglia deshiron te shkruaje historine ne gjermani

































Deklan Rajs beson se Anglia mund të shkruajë historinë dhe se kombëtarja mund të bëjë diçka vërtet të veçantë në “Euro 2024”.

rajs

Skuadra e Garet Sauthgejtit është ndër favoritët për të fituar kurorën kontinentale, tre vjet pas humbjes dramatike në finalen e “Uemblit” me penallti kundër Italisë. “Tre luanët” u nisën për në Gjermani të hënën pasdite dhe mesfushori i Arsenalit thotë se ekziston një besim i natyrshëm në grup se ata mund të kurorëzohen mbretër të Evropës për herë të parë.

“Ne duam të bëjmë histori”, tha blerja më e shtrenjtë në historinë e “topçinjve”, i cili shkëlqeu në sezonin e tij të parë në “Emirates” gjatë 2023-24 “Ne e themi këtë gjatë gjithë kohës, por me të vërtetë kemi një grup, një menaxher, që beson vërtet. Ne kemi besim se mund të shkojmë atje dhe të bëjmë diçka vërtet të veçantë dhe, sigurisht, me këtë vjen puna e vështirë. Kjo do të jetë gjëja kryesore: puna e palodhur si ekip, uniteti, bashkimi dhe me këdo në mbështetjen tonë nga shtëpia.

Ne do ta ndiejmë këtë me siguri, kështu që qëndroni me ne, jini pozitivë dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk mund ta marrësh si të mirëqenë”, tha ai përpara luajtjes në turneun e tij të tretë me ishullorët. “Ne jemi gati të shkojmë dhe të luajmë një turne për vendin tonë. Është një privilegj, një nder dhe ndihet shumë reale tani. Kur fillon të bësh gjëra të tilla, fillon të ndihet e vërtetë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts