Studiuesi Auron Tare, komentoi deklaratat e presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, mbi mundësinë e zgjerimit të territorit amerikan përmes marrjes së ishullit të Groenlandës. Ai tha se Kina ka shprehur ambicie për të hyrë në lidershipin arktik gjatë 20-30 viteve të fundit, duke investuar dhe bërë kërkesa për investime të mëdha në Groenlandë.