Deklaratat e Krichbaum pas protestës së PD, Vokshi: Është personale, i keqinformuar…

deklaratat e krichbaum pas protestes se pd vokshi eshte personale i keqinformuar
deklaratat e krichbaum pas protestes se pd vokshi eshte personale i keqinformuar

[embedded content]

Albana Vokshi, deputete e PD-së, në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar deklaratat e zëdhënësit të Grupit të CDU/CSU, Gunther Krichbaum. Vokshi tha se kjo deklaratë më shumë i ngjan si personale se sa në emrin e grupit që përfaqëson.

“Mendoj se ai është keqinformuar, më duket një deklaratë shumë personale që kërcet. E mbani mend deklaratën e tij kur ishte debati se kujt i përkiste vula e PD-së, kur tha në Tiranë, se Gjykata e Lartë ka vendosur se ku do të shkojë vula? Mendoj se është i keqinformuar”, tha Vokshi.

Në një deklaratë për media, lëshuar të martën në Berlin, Krichbaum ka bërë thirrje për distancimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit Sali Berisha nga aktet e dhunshme: “Nëse Berisha do të kishte ende sadopak besueshmëri, ai do të duhej të distancohej menjëherë nga kjo lloj proteste dhe t’i përjashtonte të dhunshmit nga partia. “Fatkeqësisht lind dyshimi se Berisha po i nxit më tej këto protesta”.

[embedded content]

Lidhur me arrestin shtëpiak të Berishës, Krichbaum theksoi se SPAK është një institucion i pavarur dhe i besueshëm, krijuar nën presionin e Bashkimit Evropian, dhe se akuza ndaj Berishës është serioze. Sipas tij, në çdo shtet të Bashkimit Evropian, një politikan me akuza të tilla do të ishte në paraburgim dhe jo në arrest shtëpie komod. Krichbaum theksoi se “Berisha nuk duhet të paraqitet si viktimë e një procesi të motivuar politikisht, por duhet të përballet me akuzat ndaj tij”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →