Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se një armëpushim në Gaza do të jetë i vështirë të ndodhë, duke u tërhequr nga optimizmi që ai shfaqi ditët e fundit duke thënë se priste një ndalim të luftimeve këtë fundjavë.
Biden tha se raportimet e fundit për sulmet izraelite ndaj palestinezëve që grumbullohen rreth kamionëve me ndihma do të komplikonin bisedimet mes palëve.
Ai shtoi se një armëpushim i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit nuk do të ndodhë deri të hënën.
Bisedimet mes delegacioneve nga të dyja palët po zhvilloheshin në Kajro dhe Paris, me ndërmjetësuesit nga Katari, Egjipti dhe SHBA të pranishëm.
Gjatë takimeve u propozua një pauzë gjashtë-javore në luftime, duke përfshirë një shkëmbim pengjesh për të burgosurit palestinezë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co