Presidenti francez Emmanuel Macron mohoi supozimin se kishte disa arsye personale pas vendimit të tij për të mos zhvilluar dialog me presidentin rus Vladimir Putin.
“Unë jam kreu i shtetit që flisja me të më shumë se kushdo tjetër”, tha Macron për televizionin France 2. “Nuk ka asgjë personale këtu. Dhe unë nuk dua që ajo të jetë personale, sepse nuk ka kuptim. Ky nuk është trillim, nuk është një roman, as një serial televiziv”, theksoi Macron.
Ai shtoi se kishte pasur disa telefonata me presidentin e Rusisë në fillim të konfliktit në Ukrainë.
Më herët, Putin ka deklaruar se Moska ishte e gatshme për kontakte me Parisin nëse pala franceze ishte e interesuar. Udhëheqësi rus shtoi se dikur kishte marrëdhënie të mira pune me presidentin e Francës, por Macron zgjodhi t’i jepte fund.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co