Delegacioni serb ikën nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

delegacioni serb iken nga konferenca rajonale pasi delegacioni i kosoves permendi sulmin terrorist ne banjske
delegacioni serb iken nga konferenca rajonale pasi delegacioni i kosoves permendi sulmin terrorist ne banjske

Deputetët e Serbisë, të udhëhequra nga zëvendëskryetarja Snezhana Paunoviç janë larguar sot nga Konferenca Rajonale për Procesin e Berlinit, pas fjalimeve të delegacioneve nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje e Herzegovina.

Deputetja Blerta Deliu-Kodra shkroi me anë të një postimi në Facebook se gjatë kësaj konference u përsërit roli destabilizues i Serbisë në rajon dhe përgjegjësia e Beogradit në sulmin terrorist në Banjskë.

“Në të vërtetë, ne nuk thamë asgjë që nuk dihet: Serbia është faktor destabilizues në rajon dhe se ajo duhet të marrë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Këtë të vërtetë, por edhe shumë të tjera që ndërlidhin direkt presidentin Aleksandër Vuçiq, do t’ua themi në çdo takim të mundshëm. Derisa Serbia po ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale, siç ishte rezoluta e OKB-së për gjenocid në Srebrenicë, Kosova do të vazhdojë në rrugën e saj të pa alternativë për anëtarësim në BE dhe NATO”, ka shkruar Deliu-Kodra, e cila në konferencë po merr pjesë së bashku me deputeten Time Kadrijaj.

Konferenca rajonale për Procesin e Berlinit po mbahet në Petrovac të Malit të Zi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →