Bota

Demokratët përpiqen ta largojnë nga gara presidenciale, Biden ndihet “i tradhtuar” nga mungesa e besimit

demokratet perpiqen ta largojne nga gara presidenciale biden ndihet i tradhtuar nga mungesa e besimit
demokratet perpiqen ta largojne nga gara presidenciale biden ndihet i tradhtuar nga mungesa e besimit

Presidenti i SHBA Joe Biden ndihet “personalisht i lënduar” dhe “i tradhtuar” nga mungesa e dukshme e besimit tek ai nga shumë demokratë pas debatit të tij me kandidatin republikan për president Donald Trump, raportoi NBC të premten.

Sipas raporteve të shumta, performanca në skenë e Biden si dhe disa gafa pasuese, kanë bërë që shumë liderë dhe donatorë demokratë të përpiqen të gjejnë një zëvendësues për kandidatin 81-vjeçar.

Ndërsa disa emra të rëndësishëm demokratë, përfshirë ish-presidentët Barack Obama dhe Bill Clinton kanë përsëritur publikisht mbështetjen e tyre për Biden, ata kanë bërë pak për të konsoliduar partinë pas tij, raportoi NBC.

Burimet pohuan për gazetën se Biden “ndihet i zemëruar” me përpjekjet për ta detyruar atë të dalë nga gara për Shtëpinë e Bardhë, me një person që sugjeroi se liderët demokratë në thelb po ndihmonin Trumpin, i cili së fundmi i mbijetoi një atentati, për të siguruar fitoren.

“A mund të kujtojmë të gjithë për një minutë se të njëjtët njerëz që po përpiqen të largojnë Joe Biden janë të njëjtët njerëz që na dhanë të gjithëve Donald Trump? Në vitin 2015, Obama, Pelosi, Schumer e shtynë Bidenin mënjanë në favor të Hillary Clinton; ata e kishin gabim atëherë dhe e kanë gabim tani”, tha një burim i NBC.

Gazeta shtoi se ndërsa pasiguria rritet brenda udhëheqjes demokrate, disa anëtarë të partisë tani besojnë se nuk është një çështje ‘ nëse’ por ‘kur’ Biden do të braktisë garën.

Axios raportoi të mërkurën se disa demokratë të lartë i kanë thënë Bidenit se ai nuk ka asnjë shans kundër Trump, me zëra të shumtë se ai mund të tërhiqet këtë fundjavë. Ndërsa presidenti dhe fushata e tij kanë thënë publikisht se ai nuk ka plane të tërhiqet, Partia Demokratike ka shtyrë procesin zyrtar të emërimit deri në gusht.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts