Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, është shprehur se harkun kohor të tre viteve, administrata e Joe Biden, lëvizi ndjeshëm në qëndrimet e saj ndaj opozitës.
“Ndaj opozitës shqiptare tre vite më parë u përdor një gjuhë e dhunshme”, tha Bumçi në emisionin ‘Open’ në News24, duke shtuar se “e njëjta administratë demokrate, tre vite më vonë, erdhi duke zbutur qëndrime dhe duke vendosur marrëdhënie”.
Bumçi: Në harkun kohor të tre viteve, e njëjta administratë, lëvizi ndjeshëm në qëndrimet e saj. Ndaj opozitës shqiptare të vite më parë u përdor një gjuhë e dhunshme, dhe kjo nuk bëhej ndaj një force si ato në lindje, por për një forcë që për shkak të historisë së saj dhe të atyre që e mbështesin në 50 vite komunizëm, dhe marrëdhëniet me Bush dhe Clinton, ai sulm ndaj opozitës shqiptare ishte i turpshëm.
Demokratët janë pjesa më pro perëndimore e shoqërisë shqiptare. Por ata nuk mund të pranonin që e zeza të bëhej e bardhë.
Ndërsa Rama e nxiu këtë vend, e mbushi Shqipërinë me drogë, e la pa gjykata, pranoi gjithçka dhe goditi opozitën. E njëjta administratë demokrate, tre vite më vonë, erdhi duke zbutur qëndrime dhe duke vendosur marrëdhënie. Në kohë gjërat evoluuan. Kjo administratë është në largim dhe më 20 janar bëhet kalimi i pushtetit te Trump.