Duket se fati nuk është me Arbnor Mujën. Sulmuesi i Kombëtares, i cili po kthehej në formën më të mirë me fanellën e ekipit të Samsunspor, ka pësuar një tjetër dëmtim që duket se mund të jetë serioz.
Në ndeshjen e sotme të Samsunspor përballë Fenerbahçes në kampionatin turk, Muja ishte titullar në radhët e ekipit të tij, por pësoi një dëmtim në fundin e pjesës së parë.
Sulmuesi u largua nga fusha e lojës me barelë, dukë lënë të kuptohet se bëhet fjalë për diçka serioze. Pritet njoftimi i klubit për të mësuar se si është situata e dëmtimit të tij dhe sa kohë që do të qëndrojë Muja larg fushave të lojës.
E.KUKA-PANORAMASPORT.AL