Dëmtimi i pësuar në stërvitje e parë me Kombëtaren shqiptare në grumbullimin për Ligën e Kombeve, do ta lërë për disa javë larg fushave të lojës kapitenin e kuqezinjve, Berat Gjimshiti. Testet e kryera fillimisht në Tiranë dhe pastaj në Itali, kanë konfirmuar së dëmtimi muskulor në këmbën e djathtë do të kërkojë të paktën 20 ditë pushim për futbollistin.
Mediat italiane kanë mësuar nga klubi i Atalantës se Gjimshiti duhet të qëndrojë disa ditë pushim, para se të fillojë terapinë e rikperimit të një dëmtimi të shkallës së parë në kuadricepsin e këmbës së djathtë.
Si pasojë e këtij dëmtimi, ai është një mungesë e sigurt për ndeshjet e radhës në Serinë A ndaj Fiorentinës dhe Komos, por mbi të gjitha në një duel shumë të rëndësishëm për bergamaskët në Ligën e Kampioneve. Ata vihen përballë Arsenalit pas dy javësh dhe një start me fitore do të bënte rrugëtimin më të lehtë në vijimin e këtij sezoni në turneun më të rëndësishëm për klube në kontinent.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co