Dëmtimet sërish “makth”, sulmi i Partizanit vazhdon të jetë në krizë

demtimet serish makth sulmi i partizanit vazhdon te jete ne krize
demtimet serish makth sulmi i partizanit vazhdon te jete ne krize

Partizani vijon të vuajë “sëmundjet” e së shkuarës. Skuadra e kuqe e nisi fushatën e ndeshjeve europiane me vetëm një dëmtim, atë të Taipit, që ishte një kontraktim dhe kërkonte pak ditë rikuperimi. Por në harkun e afro dy javëve në skuadër u krijuan boshllëqe të mëdha.

Valentino Murataj pësoi fillimisht në një dëmtim në gju, që e detyroi të dilte nga fusha e lojës kundër Marsaslokut në Maltë. Më pas fieraku u largua. Përveç kësaj Marçelino Preka ka pësuar një dëmtim muskulor, që kërkon kohë të gjatë rikuperimi dhe në fillimin e sezonit shkodrani pritet të mos jetë i pranishëm.

Përveç kësaj, Taipi doli nga fusha në pjesën e parë kundër Iberias dhe ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor, shkalla e të cilit pritet të mësohet në ditët në vijim. Andi Hadroj gjithashtu nuk ishte kundër Iberias për shkak të një dëmtimi, sipas klubit, por nuk pritet të mungojë dhe në startin e sezonit kundër Vllaznisë do të jetë në fushë. Me pak fjalë, dëmtimet bëhen sërish “makthi” i Partizanit, që pa t’i përgjysmohet skuadra në harkun e afro dy javëve.

KRIZA NË SULM – Përveç dëmtimeve, Partizani po përjeton një periudhë të vështirë edhe sa i përket situatës së sulmit. Në Europë vetëm Cara dhe Keko gjetën rrjetën, teksa Bintsuka dhe Mba, që konsiderohen sulmues kryesorë, kanë rezultuar tërësisht në hije. Nigeriani aktualisht është investimi më i madh i klubit në skuadrën aktuale, por paraqitjet e tij në fushë në muajt e fundit kanë qenë shumë të vakëta.

Bintsuka gjithashtu nuk ka efektin dhe nuhatjen që kemi parë në sezonin e shkuar në kampionat. Piloto, i ardhur nga merkatoja, është një vlerë e shtuar, por ndikimin e tij në ekip do të mund ta shohim ndoshta pas pak muajsh. E njëjta gjë edhe për Zekën. Pavarësisht se çfarë ndodh në merkato, Partizani pritet ta nisë me “frena dore” kampionatin për shkak të kaq shumë problemeve që janë krijuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →