Manchester City do të detyrohet të heqë dorë nga shërbimet e portierit Ederson për një kohë, pavarësisht periudhës së impenjimit të kombëtareve që vjen së shpejti. Pas dëmtimit ndaj Liverpool-it, që e detyroi të dilte nga fusha në minutën e 56-të, ai tani do të duhet të qëndrojë jashtë fushës për 3 ose 4 javë dhe është në dyshim serioz për për ndeshjen kundër Arsenalit më 31 mars.
30-vjeçari ka qëndruar në mesin e shtyllave te kampionët e Anglisë në këtë sezon të Premier League në 27 ndeshje. Ederson është aktivizuar më parë te Rio Ave dhe Benfica.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co