Sport

Dëmtohet sulmuesi i Bayern, në dyshim për supersfidën ndaj Arsenalit në Champions

demtohet sulmuesi i bayern ne dyshim per supersfiden ndaj arsenalit ne champions
demtohet sulmuesi i bayern ne dyshim per supersfiden ndaj arsenalit ne champions

Supersfida e Champions League Arsenal-Bayern Munich mund të humbasë një nga protagonistët kryesorë. Harry Kane, sulmuesi anglez i cili mungoi në humbjen ndaj Brazilit, do të rikthehet në Gjermani për shkak të një problemi në kyçin e këmbës. Vetë trajneri i “3 luanëve” Southgate e konfirmoi në konferencën për shtyp: “Harry Kane nuk do të jetë i gatshëm për të martën, kështu që do të kthehet në klubin e tij”, ka përsëritur ai.

Në këto kushe, Kane do të jetë në dyshim për rikthimin e tij në fushë me bavarezët. Bayern do të përballet me Borussia Dortmund të shtunën, më pas në program është ndeshja kundër Heidenheim dhe më pas kundër Arsenalit. Në orët e ardhshme do të mësohet shkalla e dëmtimit, me tifozët që “kryqëzojnë gishtat” që lojtari të mos ketë asgjë serioze.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts