Denigronte drejtues të institucioneve në një portal, vetëdorëzohet ish-punonjësi i AMP

denigronte drejtues te institucioneve ne nje portal vetedorezohet ish punonjesi i amp
denigronte drejtues te institucioneve ne nje portal vetedorezohet ish punonjesi i amp

Vetëdorëzohet ish-punonjësi i AMP, Kushtrim Selimi, i cili ishte shpallur në kërkim. Ai akuzohet se denigronte drejtues të institucioneve në një portal, kryesisht policinë.

Kallëzim penal ndaj Selimit kanë bërë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi.

Kallëzimet nga Rrumbullaku, Nallbati dhe Jaupi ndaj Selimit janë bërë lidhur me denigrimin dhe lajmet e publikuara që Kushtrim Selimi bashkë me vëllain e tij në SHISH bënin ndaj drejtuesve të institucioneve të Policisë së Shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →