Futbollisti i Preston, Milutin Osmajic, e ka pësuar keq, pas kafshimit që i bëri kundërshtarit në ndeshjen ndaj Bllekbërn.
Federata Angleze e Futbollit, e ka pezulluar lojtarin me plot tetë ndeshje, pasi ai pranoi fajin. Shkak për këtë dënim, është bërë një incident i ndodhur në sfidë e mbyllur në barazim 1-1.
25-vjeçari, Osmajic u akuzua se kafshoi kundërshtarin e tij, Ouen Beck, pas një përplasje që ky i fundit kishte me lojtarët e Preston. Malazezi kafshoi kundërshtarin te qafa, ndërsa pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.
PANORAMASPORT.AL