![Dënim me burg të përjetshëm për futbollistin që vrau të dashurën e tij 2 denim me burg te perjetshem per futbollistin qe vrau te dashuren e tij](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/02/denim-me-burg-te-perjetshem-per-futbollistin-qe-vrau-te-dashuren-e-tij.jpg)
Ish-futbollisti italian Giovanni Padovani është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-së dashurës së tij, Alessandra Mateuzzi. Gjykata e Bolonjës e ka shpallur fajtor Padovanin për ngjarjen e ndodhur më 23 gusht 2022 pranë shtëpisë së ish-çiftit.
Gjyqtari i çështjes, Domenico Pasquariello, e ka marrë vendimin pas vetëm dy orësh, pavarësisht përpjekjeve të ish-futbollistit dhe modelit për të justifikuar krimin.
Lojtari i atëhershëm i Sancataldese të Serie D e plagosi gruan duke e shkelmuar, grushtuar dhe goditur me një çekiç, pastaj me një shkop bejsbolli dhe në fund me një stol që e mori nga një kopsht aty pranë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co