Dënim në “stilin” Juve, Milan rrezikon jo pak, por sheikët duan 41,7% të aksioneve, zbulohet dokumenti

denim ne stilin juve milan rrezikon jo pak por sheiket duan 417 te aksioneve zbulohet dokumenti

Në Milano, në pjesën kuqezi, tifozët po ëndërronin për një të ardhme të ndritur, në një kohë kur po diskutohej projekti i stadiumit të ri dhe përfshirja e investitorëve nga Arabia Saudite. Pikërisht në këtë moment, Guardia di Finanza zbarkoi në zyrat e klubit për një kontroll tatimor që ka lidhje me ndryshimin e pronësisë. Hetimet kanë të bëjnë me kalimin e shumicës së aksioneve të kompanisë kuqezi, të përfunduar në gusht 2022, nga fondi Elliott në fondin RedBird.

Milan
Milan

Në kuadër të operacionit, CEO-ja aktual i Milanit, Giorgio Furlani, dhe paraardhësi i tij, Gazidis, po hetohen nga Prokuroria e Milanos me dyshimin për veprën penale të “pengimit të autoritetit mbikëqyrës të Federatës së Futbollit”. Ky fakt nuk do të thotë që Milan do të dënohet, jemi akoma në fazën e parë të hetimit, por sigurisht nëse kjo vërtetohet, atëherë klubi kuqezi rrezikon jo pak. Sipas mediave italiane, Milan rrezikon një dënim të tipit Juventus, heqje të pikëve nga renditja aktuale. Sigurisht ky është varianti më i mirë, pasi në tryezë ka edhe dënime më të rënda si përjashtimi nga kupat e Evropës për sezonin e ardhshëm.

Aaaaa
Aaaaa

Ndërkohë, nga dokumentet e gjetura në zyrat e Milanit konfirmohet pikërisht ajo që flitej, sheikët nga Arabia Saudite, fondi PIF, i njëjti që ka në pronësi edhe Newcastle, kërkon të blej 41,7% të aksioneve, çka do të thotë miliona euro për klubin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →