[embedded content]
Duke komentuar rastin e dënimit të Alda Klosit dhe pastrueses së saj të banesës, Rozeta Dobi, ish-prokurorja Elisabeta Imeraj, e ftuar në “Open” në News 24, tha se interesant është fakti se pse Prokuroria nuk ka zbuluar burimin e pasurisë së saj.
Ndërkaq, gazetari Mentor Kikia, tha se historia nisi komike dhe përfundoi si e tillë ku hajduti i hajdutit dënohet më shumë.
Imeraj: Kjo lidhet me akuzat, ndërsa për Klosin kam për shtypjen se është dënuar për fshehjen e pasurisë. Është interesante të kuptosh se përveç fshehjes së pasurisë si është justifikuar burimi i të ardhurave të të dënuarës në fjalë dhe si Prokuroria ka dalë në konkluzionin se jemi përballë vetëm kësaj vepre penale. Për pjesën pse pastruesja është dënuar më shumë, besoj se lidhet me veprat penale për të cilën akuzohet.
Kikia: Kjo histori nisi me një histori komike që hajduti vodhi një hajdut. Në rastin e pastrueses, patjetër që duhet dënuar. Kishte një opinion publik që thoshte sa mirë ia ka bërë, pasi kemi një zyrtare që punonte në shtet dhe dihet çfarë pagash kanë, kishte arritur të prodhonte kursime të shumta dhe ashtu siç u nis me nota komike përfundoi po me nota komike që hajduti që vodhi hajdutin dënohet më shumë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co