Shqipëria do të masë forcat të hënën me Spanjën, ku do kërkojë suksesin, në mënyrë që të kalojë grupet e Europianit. Trajneri i njohur, Mirel Josa, i ftuar në “Euro 24” në News 24, në bisedën e bërë me Trevisa Tufën foli për pezullimin e UEFA-s për Dakun për kore dhe për rivalin e kuqezinjve në Dusseldorf.
“Daku nuk ka qenë pjesë e formacionit titullar. Këtu është një problem tjetër, sa i takon dy standardave, unë kam qëlluar vetë kur kam qenë me Skënderbeun dhe kam luajtur kundër Lokomotivës së Moskës, ka patur kore në favor të Serbisë dhe kundër Kosovës. Aty nuk u mor asnjë masë. Daku është nga Gjilani dhe është aty tek 3 kufinjtë, ngjit. Edhe familja e tij ka një përceptim tjetër.
De La Fuente do shikojë skuadrën e tij. Ai është kualifikuar, sido që të shkojë puna. Ata lojtarë do të tregojnë aftësitë e tyre. Duan t’i dërgojnë mesazh trajnerit” – tha ai.
“Unë kam besuar se do i marrim pikë Kroacisë. Ndaj Italisë nuk luajtëm mirë dhe u mundëm. Le të shikojmë nesër. Nuk është se të gjithë kanë menduar që do të pësojmë shumë gola. Nesër është një ndeshje kur duhet të luajmë lirshëm”-tha ai.
[embedded content]
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co