Gazetari Agim Baçi i ftuar në “Open” në News 24, tha se me rastin e Fredi Belerit ka pasur disa standarde duke sjellë për analogji dosjen 184 të blerjes së votave në Dibër që u faktua nga përgjimet.
“Ai arrestimi me shou dhe qëllimi për ta burgosur pavarësisht fakteve duket një tendencë shumë e madhe, duke përfshirë deklaratat e kryeministrit Rama. E dyta, ka pasur një standard krejt tjetër për dosjen 184 dhe 339, që kanë qenë përgjime të dala dhe që është vërtetuar që ka blerë vota. Standardi i dyfishtë lë shumë dritëhije për z.Beleri.
Unë kam kontestime me Belerin për helenizimin e Himarës dhe gjëra të tjera, por në raport si është trajtuar dhe për ta prangosur për mua, është standardi i dyfishtë dhe mos qartësimi i fakteve.
Për mua, blerja dhe vjedhja e votës është plaga më e madhe, por nuk mund të ketë një zell kaq të madh kur kemi të bëjmë me një kundërshtar politik dhe ndërkohë, kishim dosje të tjera dhe madje kam thënë me humor se nuk ka pasur derbi Tirana-Partizani sa ka pasur pasime dosje nga Prokuroria e Tiranës te ajo e Dibrës për dosjen 184, duke e bërë qesharake edhe dënimin e atyre personave dhe zbardhjen e çështjes”, tha Baçi.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co