Gjykata e specializuar ndërrajonale në Francë dënoi 18 shtetas shqiptarë me dënime nga 2 vjet burg, me kusht deri në 10 vjet. Ata dolën në gjyq që nga e hëna e 29 janarit për shitjen e dhjetëra kilogramëve heroinë në Rennes, Saint-Malo dhe Nice.
Shqiptarët, meshkuj të moshës 22 deri në 61 vjeç, i përkisnin një rrjeti “shumë të organizuar” që kishte shitur dhjetëra kilogramë heroinë në Rennes, Saint-Malo dhe Nice (Alpes-Maritimes).
Ky rast u zbardh falë një hetimi afatgjatë të nisur në vitin 2018. Në Prokurori kishte mbërritur informacioni për një 50-vjeçar, tashmë i njohur për trafik droge. Kështu u bë e sigurt se 50-vjeçari drejtonte një rrjet kriminal që vepronte në “modalitet klanor” dhe importonte heroinë dhe kokainë në perëndim të Francës si dhe në Nice nga Holanda.
Hetimi, i udhëhequr nga një gjyqtar hetues nga JIRS, bëri të mundur dallimin e “dy qelizave të veçanta” në Ille-et-Vilaine, njëra në Rennes dhe tjetra në Saint-Malo. Një valë arrestimesh ndodhi në mars 2021 ku u sekuestruan heroinë, produkte prerëse, armë, 68 mijë euro cash dhe pajisje paketimi. Një i ri 24-vjeçar, i cili besohet të jetë kreu i qelizës në Malouine, u arrestua në shtëpinë e partnerit të tij, në Miniac-Morvan në Ille-et-Vilaine. Aty u zbulua një çelës, i cili u rrëfye gjatë gjykimit dhe që çoi hetuesit në një kuti në Dinard ku gjetën armë dhe 1.6 kg heroinë.
Babai i partnerit gjithashtu raportoi se kishte zbuluar 29,000 euro të groposura në kopshtin e tij, në prill 2021. ADN-ja e dhëndrit të tij u identifikua në çantat që përmbanin paratë cash.
Gjatë aktakuzës së tij, prokurori publik kërkoi deri në 12 vjet burg për pesëdhjetë vjeçarin, këtë “udhëheqës në rënie”, nënvizoi Prokuroria, i cili “e bëri lidhjen midis këtyre tre qelizave”. Ai u dënua përfundimisht me 10 vjet burg. Ndaj atyre që mungonin në gjyq janë lëshuar edhe disa urdhër-arreste. Disa u arrestuan së fundmi në Gjermani dhe Holandë, por nuk mund të ekstradoheshin në kohë. Janë dhënë edhe ndalime të përhershme nga territori francez. Ndërkohë një shtëpi luksoze në Shqipëri është konfiskuar nga drejtësia franceze.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co