Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi ka denoncuar gjendjen e rrugëve në njësinë 11 në kryeqytet.
Sipas tij, bashkia nuk ka marrë asnjë masë për të shtruar rrugët, ndërsa thekson se “kjo situatë skandaloze duhet të marrë fund”.
Sipas tij kjo lagje është si në mesjetë, ndërsa tha se ka ardhur koha që taksat e shqiptarëve të përdoren për të mira materiale.
“Rrugët janë lënë rrugëve, sepse Erion Veliaj, në vend që të mbush këto gropa, ka vendosur të mbush vetëm xhepat e tij, duke keqpërdorur, duke abuzuar, dhe duke vjedhur çdo ditë, taksat e këtyre banorëve, dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës.
32 milion euro është fondi që Bashkia e Tiranës, ka dhënë vetëm për vitin 2024, për të paguar inceneratorin që nuk ekziston, dhe për të paguar kompaninë e pastrimit, të lidhur qartësisht me Ndrangheta”, shprehet ndër të tjera Blushi.
Denoncimi i plotë
Ndodhem në Njësinë Nr. 11 në Tiranë, për të denoncuar këto rrugë të lëna rrugëve, nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilit as 2 mandate në drejtimin e kësaj bashkie, nuk i kanë mjaftuar për të mbushur këto gropa, për të asfaltuar këtë rrugë, për të shtruar trotuare, dhe për të vendosur ndriçimin, për të gjithë këta banorë dhe për këtë komunitet të nderuar, të cilët edhe pse paguajnë rregullisht taksat, nuk marrin asnjë shërbim elementar nga Bashkia e Tiranës.
Rrugët janë lënë rrugëve, sepse Erion Veliaj, në vend që të mbush këto gropa, ka vendosur të mbush vetëm xhepat e tij, duke keqpërdorur, duke abuzuar, dhe duke vjedhur çdo ditë, taksat e këtyre banorëve, dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës.
32 milion euro është fondi që Bashkia e Tiranës, ka dhënë vetëm për vitin 2024, për të paguar inceneratorin që nuk ekziston, dhe për të paguar kompaninë e pastrimit, të lidhur qartësisht me Ndrangheta.
Por, siç e shihni, këtu në Njësinë Nr.11, nuk ka as kazanë mbeturinash. Këtu nuk ka asnjë shërbim elementar të bashkisë së Tiranës, e cila e ka lënë këtë rrugë pa asfaltuar, prej dekadash, dhe as kujtohet për këta banorë.
Banorët kërkojnë nga bashkia, që t’iu shtrojë rrugën, t’iu shtrojë trotuaret, dhe të vendosë ndriçim.
Kjo situatë skandaloze, duhet të marrë fund.
Është koha që taksat e qytetarëve të Tiranës, të mos shpërdorohen në këtë mënyrë barbare, nga ky kryetar bashkie, I cili është në atë detyrë vetëm për të mbushur xhepin e tij, dhe jo për interesin qytetar.
Pamjet e rrugës flasin vetë, këtu jemi në Tiranë, por ndërkohë duket sikur jemi në një fshat të humbur të Shqipërisë, ndërkohë jemi vetëm 5 kilometra larg sheshit Skënderbej, dhe pamja flet vetë.
Këtu jemi si në mesjetë.
Kjo zonë vuan gjithashtu, edhe mungesën e ujit të pijshëm, edhe pse këta banorë paguajnë çmimin e ujit 40% më shtrenjtë, se të paktën 8 vite më parë, kur Erion Veliaj erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës.
Kjo rrugë nuk ka as kanalizime, nuk ka as rrjet të ujësjellësit.
Banorët e kësaj Njësie, prej dekadash thahen për ujë të pijshëm, sidomos gjatë stinës së verës.
Këtu bashkia nuk ekziston. Këtu banorët janë të harruar. Këtu banorët janë të braktisur nga kjo administratë e bashkisë, e cila fokusin kryesor ka vjedhjen përditë të taksave të këtyre qytetarëve, dhe gjithë qytetarëve të Tiranës me kompaninë kriminale 5D, dhe sigurisht zhvatjen e taksave të qytetarëve me inceneratorin fantazëm të Tiranës, pronari faktik i të cilit është Erion Veliaj.
Fokusi i tij është vetëm vjedhja, nuk janë qytetarët, nuk është shërbimi dinjitoze, ndaj këtij komuniteti të mrekullueshëm, që paguan rregullisht taksat, por që nuk merr asnjë shërbim nga Bashkia e Tiranës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co