Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Në një reagim në ‘Facebook’ Blushi theksoi se në këtë incenerator digjen çdo ditë 32 milionë euro për pastrimin e Tiranës nga inceneratori fantazmë dhe kompania e lidhur me Ndranghetan.
REAGIMI I BLUSHIT
📍Live nga Njësia Nr.11, aty ku punën e inceneratorit që nuk ekziston, e kryen një kazan mbeturinash, që po helmon komunitetin dhe bizneset.
Kështu digjen çdo ditë 32 milionë euro për pastrimin e Tiranës nga inceneratori fantazmë dhe kompania e lidhur me Ndranghetan.
Malet me plehra lartësohen dhe helmet që çlirohen në ajër dëmtojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve, sepse ndërkohë që Erion Veliaj dhe ortakët e tij mbushin llogaritë bankare me taksat tuaja, SPAK-u hesht dhe “afërmendsh” bën sikur po i heton “kolegët” e kësaj mafie!
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co