Deputetët kaluan te Berisha pas marrjes së vulës, Baçi: Erdhën tek PD e vërtetë. Alibeaj koherent në negativitetin e tij

deputetet kaluan te berisha pas marrjes se vules baci erdhen tek pd e vertete alibeaj koherent ne negativitetin e tij
deputetet kaluan te berisha pas marrjes se vules baci erdhen tek pd e vertete alibeaj koherent ne negativitetin e tij

Deputeti i PD-së Luan Baçi, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka komentuar faktin se pas marrjes së vulës nga Berisha, disa deputetë kanë kaluar nga grupi i Bashës tek ai i ish-kryeministrit.

Baçi theksoi se deputetët që kanë kaluar tashmë tek grupi i Berishës kanë ardhur tek PD e vërtetë. Sipas tij, Enkelejd Alibeaj është koherent në negativitetin e tij.

Luan Baçi: I vlerësoj deputetët që erdhën me Berishën, është qëndrim parimor. Këta deputetë kanë zgjedhur PD-në e vërtetë. Ata kanë qëndruar në krahun tjetër se kanë menduar se janë më pro amerikanë, por ne jemi pro amerikanë, vlerësojmë shtetin më demokratik në botë. Mbi zotin Alibeaj nuk do të doja të komentoj.

Alibeaj qëndron në krahun ku sheh interesin e tij, është koherent në negativitetin e tij. Unë mendoj se z Basha dhe z Alibeaj bëjnë kakofoni. Më mirë të qëndronin në heshtje, të ishin pjesë e PD dhe ne të mundim Ramën, por bënë lëvizje për të mbajtur Ramën në pushtet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co