Deputetët katalanas kërkojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës, Parlamenti i Spanjës diskuton nesër nismën

deputetet katalanas kerkojne njohjen e pavaresise se kosoves parlamenti i spanjes diskuton neser nismen
deputetet katalanas kerkojne njohjen e pavaresise se kosoves parlamenti i spanjes diskuton neser nismen

Parlamenti spanjoll nesër do të diskutojë nismën e grupit parlamentar të separatistëve katalanas “Së bashku për Katalonjën” (Junts per Cataluny), i cili kërkon “njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran nga Shteti i Spanjës”.

“Kongresi i bën thirrje Qeverisë që ta njohë Republikën e Kosovës si shtet sovran”, thuhet në propozimin e iniciativës së deputetëve të partisë së themeluar nga ish-presidenti katalanas, Carles Puçdemon.

Në sqarimin e nismës së publikuar në fletoren zyrtare të Kuvendit, thuhet se Kosova “është shtet në Ballkanin Perëndimor me shumicë myslimane shqiptare, shtet ligjor dhe demokratik me rreth 1.7 milionë banorë që shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008 dhe u njoh si shtet i pavarur nga 104 nga 193 vende”.

Shtohet se Kosova është njohur nga 22 anëtarë të BE-së dhe vetëm pesë jo, përfshirë Spanjën, së bashku me Qipron, Greqinë, Rumaninë dhe Sllovakinë, si dhe se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi në korrik 2010 që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Duke kujtuar se qeveria spanjolle në tetor 2021 deklaroi se “Spanja mbetet e qëndrimit se nuk e njeh shpalljen e njëanshme të pavarësisë” së Kosovës sepse është një “akt i njëanshëm”, deputetët e Bashkë për Katalonjën theksojnë se “është është koha për të bërë përpjekje të konsiderueshme për zgjidhjen e çështjeve të territorit të Kosovës në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me një marrëveshje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

“Refuzimi spanjoll për të njohur një shtet që ka ushtruar të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE dhe një faktor në destabilizimin e rajonit në një kontekst të shënuar nga lufta në Ukrainë, të cilën kjo pjesë e Evropës e përjeton me ankth të veçantë”, shprehen në shpjegimin e tyre deputetët katalanas.

Në këtë kuptim, theksohet, “nuk është e pranueshme që shteti spanjoll të ndajë të njëjtën strategji të refuzimit të njohjes së Kosovës, si Rusia, Kina apo Bjellorusia”.

Nga janari i vitit 2024, Spanja ka detyrim të njohë pasaportat e Kosovës në përputhje me rregulloren e BE-së me të cilën “shteti ballkanik iu bashkua regjimit të përjashtimit të vizave afatshkurtër në zonën Shengen”, si dhe se ajo tashmë ka marrëdhënie indirekte me Kosovën sepse BE-ja ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën, që nënkupton lloje të ndryshme të marrëdhënieve me shtetet anëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →