Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka njoftuar se vota e tij ditën e nesërme sa i përket reformës zgjedhore do të jetë kundër.
Ai u shpreh se kryeministri Rama ka arritur që në thelb të mbajë të pandryshuar Kodin Zgjedhor, i cili në këtë mënyrë sipas tij i jep Ramës një avantazh prej 12-13 mandatesh në tavolinë.
Çollaku i cilësoi ndryshimet në Kod që do të propozohen nesër si “kapitullim i opozitës”, ndërsa ftoi kolegët e tjerë të opozitës që të refuzojnë konsensusin.
Reagimi i plotë:
Vota ime neser eshte KUNDER.
————————
Te dashur kolege deputete te Opozites. Pavaresisht dallimeve apo kundershtive qe perjetuam ne keto vite te turbullta,ne kemi nje gje qe na ben bashke. Ajo eshte perballja me Ramen e maxhorancen e tij,dhe perpjkeja per te mundesuar ndryshimin e ndalimin e qeverisjes se tij.
Neser te gjithe ne jemi para nje momenti kritik.
Duke shfrytezuar ndarjet e percarjet e Opozites,Rama arriti qe duke luajtur mes klimes se konfliktit opozitar te arrije synimin e tij madhor. Te mbaje te pandryshuar (ne thelb) Kodin Zgjedhor. Nje kod qe ne situaten ku ndodhet Opozita, i jep Rames ne tavoline nje avantazh prej 12-13 mandatesh,nje Prim te padeklaruar.
Me nje sistem zgjedhor ndare ne 12 Qarqe dhe sidomos duke perjashtuar mundesine e opozites per tu organizuar ne Koalicione Parazgjedhore..,Rama ecen sigurte drejt zgjedhjeve te rradhes.
Rama mund ti grabise zgjedhjet,mund te shkele Kushtetuten,mund te na shtype e mund te fitoje…,por e gjitha kjo nuk mund te ndodhe me Konsensusin tone.
Pa Koalicionet Parazgjedhore ,opozita ka dhene gjithcka dhe ska marre Asgje.
Ndryshimet ne Kod qe do te propozohen neser jane Kapitullim i Opozites.
Keto ndryshime nuk duhet te kene Konsensus e vote nga asnje deputet Opozitar.
Une si deputet i PD do te votoje kunder ketyre ndryshimeve.
Ftoj cdo kolege deputet opozitar te refuzoj konsensusin me nje projekt qe qartesisht shkon ne favor te nje mandati te 4 te maxhorances socialiste.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co