Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth ka reaguar në lidhje me qasjen e Serbisë ndaj shqiptarëve, që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Medvegja, së bashku me Preshevën dhe Bujanovcin përbëjnë atë që njihet si Luginë e Preshevës, territor i banuar me shqiptarë në jugun e Serbisë. Roth në X tha se Serbia po bën hapa mbrapa, në rrugën e bashkëpunimit dhe bashkëjetesës paqësore në Ballkanin Perëndimor.
Roth shprehet se Serbia po diskriminon në mënyrë të vazhdueshme pakicën shqiptare që jeton në shtetin serb.
“Kjo formë e pastrimit etnik është pa dhunë, por gjithsesi është një krim”, është shprehur ai, duke shpërndarë një artikull të DeutscheWelle, që trajton pikërisht këtë çështje.
Ein weiterer Rückschritt auf dem Weg zu mehr Kooperation und friedlicher Koexistenz im Westbalkan. Serbien diskriminiert systematisch die albanische Minderheit. Diese Form der ethnischen Säuberung ist zwar gewaltlos, aber trotzdem ein Verbrechen. 👇🏽https://t.co/OLlmQPK7aL?
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇬🇪 (@MiRo_SPD) July 9, 2024
Prej kohësh, Serbia ka shfaqur shenja të qarta për ta pastruar etnikisht pjesën jugore të saj, të banuar nga shqiptarët. Kur u regjistrua popullsia disa muaj më parë, qytetarët shqiptarë janë eliminuar nga regjistrat civilë.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co