Bota

Deputeti i PD hipi mbi karrige gjatë seancës ku u votuan ministrat e rinj, Dashnor Sula zbulon pse u detyrua ta ndërmerrte si gjest: U bëra thirrje ndërprisni festën, por…

deputeti i pd hipi mbi karrige gjate seances ku u votuan ministrat e rinj dashnor sula zbulon pse u detyrua ta ndermerrte si gjest u bera thirrje nderprisni festen por





































Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka treguar arsyet pse një ditë më parë hipi mbi karriget në Parlament, teksa në foto shihej teksa bërtiste me të madhe.

Dashnor sula karrigia Duke qenë se në Parlament funksionon regjia qendrore dhe jo çdo gjë del në media, deputeti Sula tregon se i ka kërkuar qeverisë dhe deputetëve të maxhorancës që të ‘lenë festën’, por të angazhohen me situatën emergjente me zjarret në Shëngjin. Sula thekson se kërkoi disa herë fjalën, por nuk iu dha nga kryetarja e Kuvendit.

“”Shëngjini digjej, Parlamenti krihej”! Pasditen e djeshme Parlamenti “celebronte” ndryshimet në qeveri. Kolegët e shumicës të veshur shik, shfaqeshin të buzëqeshur dhe duke përqafuar anëtarët më të rinj të kabinetit për të patur aksesin e tyre në ato institucione më vonë.

Disa herë kërkova fjalën për procedurë te Kryetarja e Parlamentit e cila është zgjedhur deputete në Lezhë, por disa herë nuk më dha të drejtën e fjalës.

Dashnor Sula festa karrigia

Për të tërhequr vëmendjen e ministrave në ikje dhe atyre në ardhje, vendosa të hipja mbi karrigen ku unë ulem dhe të ngrija zërin për Parlamentin që nuk është në shërbim të qytetarëve. I kërkova duke thirrur me zë të lartë që të mbyllnin “festën” dhe burokracitë e emërimeve të reja, por të bënin një mbledhje urgjete dhe të merrnin masa sepse Shëngjini ishte në rrezik.

Në Shëngjin po shkatërroheshin pyjet, banesat private të qytetarëve, hotelet dhe turizmi, ndaj hipja mund të duket e pahijshme, por në një situatë anormale nuk mund të mbetet gjë tjetër përveçse se të ngresh zërin për padrejtësitë dhe lënien në harresë të qytetarëve.

Po tregoj mesazhin që më erdhi nga një qytetar pak pasi kishte nisur seanca: “O vëlla! Shëngjini po digjet, ju merreni me llafe aty”- shkruan demokrati.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts