Deputetja britanike Alicia Kearns ka thënë se është jetike për sigurinë në Ballkan dhe Evropë që të mos lejohen aktorët armiqësorë të rindezin konfliktin në Kosovë.
Kearns është takuar në Britani me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropë. Ajo është me të vërtetë një fuqi dhe është jetike që të mos lejojmë aktorët armiqësorë të rindezin konfliktin në Kosovë”, ka shkruar Kearns në Facebook.
Kujtojmë që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Britani mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co