Bota Shqiperia

Deputetja e PD publikon foton krah Chris LaCivita: I bindur që do të fitojmë! Me amerikanët dje, sot, nesër….













































Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka publikuar foton me drejtuesin e fushatës elektorale të PD, amerikanin Chris LaCivita.

lacivita dhurata cupi

Krahas fotos, Çupi shkruan “me Amerikanët dje, sot, nesër….Chris i bindur qe do te fitojmë”.

Chris LaCivitas mbajti një fjalim gjatë mitingut hapës të fushatës së PD për zgjedhjet e 11 Majit.

LaCivita tha para demokratëve se edhe në SHBA socialistët tentuan të burgosin Presidentin aktual, Donald Trump, por ky i fundit nuk u dorëzua. Edhe në Shqipëri, tha LaCivitas, socialistët duan të arrestojnë liderët e opozitës, por sipas tij do të dështojnë.

Fjalimi: 

Kush është gati ta bëjë Shqipërinë madhështore sërish?

Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump.
Donald Trump nuk u dorëzua. Ata dështuan.

Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg gjithë opozitën e tyre.
Edhe këtu do të dështojnë.
Pse?

Sepse nuk mund të mbrojnë dot bilancin e 12 viteve të fundit:
12 vite krim,
12 vite drogë,
Më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi,
Dhe 12 vite dështim ekonomik.

Pse të votoni për partinë që i krijoi të gjitha këto probleme?

Votoni për Dr. Berishën.
Jepini vendit tuaj mundësinë.
Dhe jepini njerëzve shpresë.

Faleminderit. Zoti ju bekoftë!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts