Deputetja e PL në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit, Xhixho: SHBA, gjithnjë busulla e demokracisë, si partneri ynë strategjik

deputetja e pl ne ceremonine e lutjeve te mengjesit xhixho shba gjithnje busulla e demokracise si partneri yne strategjik
deputetja e pl ne ceremonine e lutjeve te mengjesit xhixho shba gjithnje busulla e demokracise si partneri yne strategjik

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho u shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale se pati nderin që sot të ishte pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit në Washington DC.

Ajo shkroi se ishte kënaqësi e veçantë të dëgjonte fjalimin e Presidentit të SHBA, Joe Biden, i cili ndër të tjera i vuri theksin thirrjes për solidaritet, paqe dhe unitet mes kombeve.

“Sot në Washington DC, pata nderin të bashkohesha në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit, së bashku me shumë kolegë e miq nga 127 vende të botës.
Një kënaqësi e veçantë të dëgjoja fjalimin e Presidentit të SHBA, z.Joe Biden, i cili ndër të tjera i vuri theksin thirrjes për solidaritet, paqe dhe unitet mes kombeve.
Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithnjë busulla e demokracisë, si partneri ynë strategjik, duke punuar së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta dhe një të ardhmeje më të ndritshme”, shkroi Xhixho në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →