Deputetja e PL në Parlamentin Europian, Xhixho: Integrimi mbetet objektiv i vendeve të rajonit, Kosova krahë nesh në rrugën drejt BE

deputetja e pl ne parlamentin europian xhixho integrimi mbetet objektiv i vendeve te rajonit kosova krahe nesh ne rrugen drejt be
deputetja e pl ne parlamentin europian xhixho integrimi mbetet objektiv i vendeve te rajonit kosova krahe nesh ne rrugen drejt be

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka deklaruar sot në sallën e Parlamentit Europian se integrimi në BE mbetet objektivi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo u shpreh se zgjerimi është rruga e vetme për ta bërë Europën më të bashkuar dhe më solide, duke theksuar se lufta në Ukrainë i shërbeu Europës si zile zgjimi për t’i kujtuar se vetëm duke qenë e bashkuar mund të përballë çdo rrezik.

Xhixho theksoi se në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian Kosova qëndron krahë Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

Më shumë se 30 vjet më parë, Shqipëria, vendi im, u shkëput nga sistemi komunist për të kapërcyer pragun e demokracisë me një ëndërr të madhe: të bëhej si Europa.
Përgjatë dekadave që pasuan, përpjekjet e vështirësitë për t’iu afruar Europës nuk e zbehën entuziazmin e shqiptarëve. Më shumë se 90% e tyre e mbështesin me forcë integrimin në Bashkimin Europian dhe duan ta shohin të realizuar sa më shpejt.
Një udhëtim tashmë i nisur, përgjatë të cilit kemi ecur me shpejtësi të ndryshme, integrimi në BE mbetet objektivi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një rajon shpeshherë i trazuar, pa një traditë të konsoliduar të shtetndërtimit demokratik, Ballkani Perëndimor është prekur vitet e fundit nga emigrimi masiv. Të gjitha këto ia kanë ngadalësuar hapin duke vënë në disproporcion procesin e integrimit me atë të reformave.
Ne duhet pikë së pari të ndërtojmë Europën në vendet tona, një proçes përmes të cilit mund të transformojmë shoqëritë, standartet e jetesës dhe institucionet tona.
Pak vite më parë pati skepticizëm nga vende anëtare për zgjerimin e BE-së, por sot jemi në kushtet e një lufte që zhvillohet prej më shumë se dy vitesh në kufijtë e Unionit. Lufta në Ukrainë i shërbeu Europës si zile zgjimi për t’i kujtuar se vetëm duke qenë e bashkuar mund të përballë çdo rrezik.
Zgjerimi është rruga e vetme për ta bërë Europën më të bashkuar dhe më solide.
Janë disa instrumentet përmes të cilave BE i ka zgjatur dorën Ballkanit Perëndimor.
Plani i rritjes, tranzicioni ekologjik, tranzicioni drejt një ekonomie më digjitale janë mundësi që nuk duhen humbur.
Shqipëria e ka të qenësisshme për qytetarët e saj të përfitojë nga mundësitë që i jepen dhe pret nisjen e diskutimeve për grup-kapitujt. Në këtë mënyrë, do të kemi mundësitë të kuptojmë ku jemi dhe të shtojmë forcat për të ecur përpara.
Paralelisht me këto përpjekje, Shqipëria vijon të mbetet në mbështetje të Ukrainës, e cila ka nevojë më shumë se asnjëherë për ndihmë. Të bindur plotësisht se një zgjidhje paqësore e konfliktit është opsioni më i mirë, jemi të vetëdijshëm se Ukraina ka nevojë për mbështetje konkrete me armatim dhe municione për të përballuar agresionin.
Kosova është krah nesh në rrugën drejt Bashkimit Europian. Shteti më i ri i rajonit ka ecur me hapa mbresëlënës ndërsa vijon dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Roli ndërmjetësues i Bashkimit Europian është jetik për procesin, në mënyrë që të prodhojë një marrëveshje përfundimtare ndërmjet dy vendeve, që kurorëzon njohjen reciproke.
Ne presim përparimin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili fillon duke dënuar agresorët e sulmit të kryer shtatorin e kaluar në Bajskë dhe padyshim duke i kërkuar Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Dy vjet pasi ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Kosova pret vendimin e Komisionit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare. Anëtarësimi në organizatën lidere në fushën e të drejtave të njeriut do ta sjellë Kosovën më pranë BE-së dhe do të përçojë mesazhin se Europa i ka hapur plotësisht dyert Ballkanit Perëndimor.
Integrimi në BE është rruga e vetme për rajonin tonë!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →