Shefi ekzekutiv i Boeing, Dave Calhoun do të largohet nga prodhuesi i avionëve deri në fund të këtij viti, ka thënë kompania.
Boeing tha gjithashtu se shefi i divizionit të saj të linjave ajrore komerciale do të tërhiqet menjëherë, ndërsa kryetari i saj nuk do të kandidojë për rizgjedhje.
Firma është nën presion, pasi një panel dere në një avion u ‘shpërtheu në ajër’ në janar. Askush nuk u lëndua gjatë incidentit, por të dhënat e sigurisë së firmës janë vënë nën një shqyrtim të ri.
Calhoun mori rolin e shefit ekzekutiv në fillim të vitit 2020 pasi dha dorëheqjen shefi i mëparshëm, Dennis Muilenburg, pasi u rrëzua pas dy përplasjeve fatale Boeing 737 Max 8, duke marrë jetën e 346 pasagjerëve dhe ekuipazhit.
Calhoun tha të hënën: “Sytë e botës janë mbi ne dhe unë e di se do të zhbvillojmë në këtë moment një kompani më të mirë.”
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co