Sport

Derbi me Partizanin, ja sa ditë ka Tirana që nuk fiton ndaj të kuqve

derbi me partizanin ja sa dite ka tirana qe nuk fiton ndaj te kuqve
derbi me partizanin ja sa dite ka tirana qe nuk fiton ndaj te kuqve

Tirana ka 502 ditë që nuk fiton një takim në derbin me Partizanin. Fitorja e fundit e bardhebluve daton në 2 tetor 2022. Atëherë vendoste Redon Xhixha. Pas atij takimi kanë luajtur edhe pesë sfida të tjera, tre janë fituar nga të kuqtë dhe dy kanë dalë barazim 1-1.

Te Tirana është në mëdyshje Kristal Abazaj, ndërkohë që lojtarët e tjerë janë të gjithë gati. Katër futbollistë rrezikojnë sfidën pas derbit për çështje kartonësh. Përgjoni, Hoxhallari, Deliu dhe Haxhiu.

Tirana, gjithashtu është e katërta me 34 pikë në renditje, ndërsa pas saj Dinamo me 31 pikë. Bardheblutë këtë sezon kanë pasur oshilacione në rezultate dhe një fitore në derbi do t’i rriste moralisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts