Derbi rezultoi fatal për Klopp dhe të besuarit e tij. Everton i thyen pastër 2-0 duke larguar të kuqtë nga gara për titull në Premier League. 4 javë përpara fundit, Liverpool e sheh veten -3 pikë nga Arsenali kryesues, por Man.City mund të thellojë akoma më shumë diferencën, nëse “qytetarët” fitojnë dy ndeshjet e prapambetura. Është e qartë që Klopp-it i duhet një mrekulli për t’u rikthyer në garë, por në futboll, në të tilla nivele është e vështirë se mund të ndodhë. Brenda pak ditësh, në sezonin e tij të fundit në krye të Liverpool, Klopp rrezikon të largohet duar bosh.
Të mbërthyer nga ethet e mbijetesës, Everton respektoi edhe atë që përfaqëson një derbi, bënë gjithçka për të nxjerr të kuqtë nga loja, realizuan nga një gol për çdo pjesë duke dalë me një tre pikësh të artë që i jep pak më shumë frymëmarrje. Pas një humbje të tillë, edhe Klopp e kishte të vështirë të gjente fjalët e duhura, thjesht u mjaftua duke i kërkuar ndjesë tifozëve dhe ambientit të kuq:
“Nuk e di çfarë ndodhi, e kam të vështirë ta shpjegoj. I kërkoj falje njerëzve për atë që ndodhi sot. Është e vështirë për ne, por mbi të gjitha është e vështirë për ta, duhet të kishim bërë më mirë. Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të luftojmë fort në ndeshjet që kanë mbetur”, u shpreh Klopp pas humbjes përballë Everton.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co