Lëvizjet e burrit të panjohur, i cili sabotoi një punishte vere të famshme në Valladolid të Spanjës, duke hapur cisternat dhe duke derdhur 60 mijë tonë verë me vlerë 2 milionë euro, është regjistruar nga një kamera sigurie.
Videoja tregon qartë lëvizjet e burrit me kapuç, i cili, sipas tyre, duket se kishte njohuritë e specializuara të nevojshme për të sabotuar kantinë Cepa 21 në zonën Castillo de Duero.
Fuçitë e hapura nga burri përmbanin verë nga markat Horcajo dhe Malabrigo, shishet e të cilave shiten për 90 dollarë secila.
👮🏻♂ Asaltan la prestigiosa bodega de José Moro en Valladolid y vacían 60.000 litros de vino valorados en 2 millones de euros #Valladolid #GuardiaCivil
◾️ La afamada bodega Cepa 21, propiedad de José Moro, elaboradora de la DO Ribera del Duero, sufrió el pasado fin. pic.twitter.com/dL0rQz3Z0g
— CIU Cuerpos Institucionales y Ciudadanos Unidos. (@Cuerpospolicia1) February 19, 2024
Nga 60,000 litra verë, 20,000 ishin nga Horcajo dhe ishin të vjeljet e këtij viti, ndërsa 40,000 të mbetura ishin 1/3 e stoqeve nga varieteti Malabrigo.
Sipas pronarit të kantinës, qëllimi i qartë i autorit ka qenë që të dëmtojë biznesin, pasi nga ambientet e tjera nuk është vjedhur asgjë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co