Deschamps kërkon të “zbusë” kritikat, për mungesën e realizimeve: Nuk është kjo filozofia ime, lojtarët japin maksimumin e tyre

deschamps kerkon te zbuse kritikat per mungesen e realizimeve nuk eshte kjo filozofia ime lojtaret japin maksimumin e tyre
deschamps kerkon te zbuse kritikat per mungesen e realizimeve nuk eshte kjo filozofia ime lojtaret japin maksimumin e tyre

Francë-Portugali është sfida e dyë çerekfinale, e cila do të zhvillohet ditën e premte në Hamburg. Kjo mund të cilësohet sfida e dytë më e fortë për nga rëndësia, pas finales së parakohshme që do të luhet mes Spanjës dhe Gjermanisë. Franca ende nuk ka bindur mjaftueshëm, ose aq sa për të justifikuar pritshmëritë e prag evropianit, ku shihej si skuadra favorite në linjën e parë, bashkë me Anglinë. Shkaku kryesor duket se është bërë vështirësia e skuadrës së Didier Deschamps për të realizuar. Ende asnjë gol nga aksioni, është ky problemi kryesor tek “gjelat”. Për këtë temë ka folur edhe trajneri francez, Deschamps.

“Nuk është kjo filozofia ime, patjetër që unë dua që lojtarët të luajnë duke shfrytëzuar në maksimum aftësistë e tyre, nëse kjo do të bëjë që ne të jemi skuadër më pak sulmuese, kjo nuk përbën aspak problem”, theksoi trajneri, duke kërkuar të “zbusë” kritikat në drejtim të skuadrës së tij, pikërisht për aspektin e lojës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co