Sport

Deschamps sfidon Portugalinë: Kanë skuadër me kapacitet, por ne jemi Franca!

deschamps sfidon portugaline kane skuader me kapacitet por ne jemi franca
deschamps sfidon portugaline kane skuader me kapacitet por ne jemi franca

Didier Deschamps, trajneri i Francës, doli në konferencë në prag të supersfidës ndaj Portugalisë në Europian.

“Kundërshtari? Portugalia është e rrezikshme dhe Cristiano Ronaldo është gjithnjë një kërcënim. Ka kapacitetin për të shënuar dhe për të qenë agresiv. Portugalia mbetet një kundërshtar i fortë. Nuk e di nëse janë më të fortë nga 2016 apo jo, di që për ne ajo finale ishte e dhimbshme. Jemi në çerekfinale dhe këtu janë më të mirët, unë e di se çfarë i pëlqen të bëjë Roberto Martinezit dhe do të tentojmë të jemi ne në kontroll të ndeshjes.

Probleme brenda skuadrës? Nuk e di, nga njerëzit që janë këtu, unë shoh një entuziazëm të madh. Ndoshta dikush mund të mos jetë i kënaqur, por unë shoh vetëm persona të lumtur. Sigurisht nga ana tjetër është më e bukur kur fiton 5-4, por kritikët kanë punë e tyre. Mua nuk më kanë penguar kurrë për të vazhduar përditshmërinë time.

Mungesa e Rabiot? Kam alternativa të ndryshme”, tha Deschamps.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts