Dëshmia e ish-drejtoreshës së AKKP në SPAK, Malltezi: Ja pse Berisha u takua me Boriçin

deshmia e ish drejtoreshes se akkp ne spak malltezi ja pse berisha u takua me boricin
deshmia e ish drejtoreshes se akkp ne spak malltezi ja pse berisha u takua me boricin

Vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, në emisionin “Open” në News24 është trajtuar dosja SPAK lidhur me kthimin e pronës dhe privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë nën akuzë nga SPAK lidhur me këtë çështjes, ndërsa Malltezi e konsideroi dosjen një të pavërtetë të madhe.

[embedded content]

Lidhur një fragmenti nga dosja e SPAK ku i referohet një dëshmie të dhënë nga Justina Boriçi, ish-Kryetare e AKKP-së, Malltezi tha se “Boriçi e ka takuar Berishën, pasi nuk ka asnjë formë tjetër se si mund të emërohet një person në një funksion të caktuar. Drejtore e AKKP caktohej nga Kryeministri dhe natyrisht që Kryeministri do ia komunikonte”.

Malltezi vuri në dyshim dëshminë e përfshirë në dosjen e SPAK të Boriçit, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë deklaratë të saj që të thotë se Berisha caktonte çdo punonjës të AKKP-së.

Ajo tha se nga dëshmia e Boriçit rezulton se edhe ajo ishte e surprizuar nga emërimi si drejtuese e AKKP, pra nuk ishte një emërim me tarafe.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →