Bota

Dëshmia e Muhamet Rrumbullakut për ndërhyrjet në sistemin TIMS, Komisioni Hetimor vendos që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura

deshmia e muhamet rrumbullakut per nderhyrjet ne sistemin tims komisioni hetimor vendos qe mbledhja te zhvillohet me dyer te mbyllura

































Më votat e Partisë Socialiste, u vendos që mbledhja e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në të dhënat e sistemit TIMS, ku do të dëshmojë Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, të zhvillohet me dyer të mbyllura.

komisioni i tims rrumbullaku

Tetë ishin votat pro zhvillimit të seancës me dyer të mbyllura dhe 6 vota kundër nga opozita.

“Unë do të hedh në votim kërkesën paraprake që Komisioni Hetimor të vlerësojë që deklarimi të vijojë të jetë i hapur për publikun. 6 pro, kundër ka? Abstenim nuk ka. Shumë mirë.

Kush do që mbledhja të të bëhet në terr, njësoj si ndërhyrja në sistemin TIMS në errësirën, natën dhe pa vëmendjen e publikut duke iu fshehur të vërtetave që duhet të jetë transparencë.

Kush është pro zhvillimit të mbledhjes me dyer të mbyllura? 8 pro, 6 kundër. Mbylleni. Njësoj si lakuriqët e natës, natën.

Duke falënderuar median dhe publikun, ne do të kemi një komunikim më pas. Do të bëjmë 10 minuta pushim”, tha Salianji, kryetar i Komisionit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts