Dëshmia e të arrestuarit të tretë për përfshirje në krim: Naim Murseli para një viti më ka kërkuar të vras Liridonën

deshmia e te arrestuarit te trete per perfshirje ne krim naim murseli para nje viti me ka kerkuar te vras liridonen
deshmia e te arrestuarit te trete per perfshirje ne krim naim murseli para nje viti me ka kerkuar te vras liridonen

Kushtrim Kokalla, i arrestuar i tretë si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, ka pranuar se Naim Murseli e ka lutur atë prej afër një viti që ta kryejë vrasjen e 30-vjeçares.

Në dëshmitë e siguruara nga Paparaci, Kokalla ka deklaruar se Murseli e ka planifikuar edhe më herët vrasjen e gruas së tij, për çfarë i ka ofruar edhe para Kokallës.

Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njëherësh familjar i Murselit, mohon të ketë pranuar këtë punë për çfarë thotë se i ka bërë thirrje që mos ta bëjë asnjëherë.

“Vlen të ceket se Naimi prej afër një viti mua më ka lutur që të e kryej këtë vrasje. Atëherë unë i kam thënë se nuk vjen në shprehje që të bëj këtë punë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, thuhet në dëshminë e Kokallës.
Në dëshminë e tij, ai pranon se Naim Murseli e dorasi i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, janë takuar përmes tij, por mohon që të ketë gisht në vrasjen e saj.

Ai jep detaje edhe për mënyrën e komunikimit mes Murselit e Plavës si dhe detaje tjera për ditën kritike të vrasjes së Liridona Ademajt dhe ditën e varrosjes së saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →