Bota Sport

Dështimi i Brazilit, Vinicius: Kërkoj falje për dy të verdhët

deshtimi i brazilit vinicius kerkoj falje per dy te verdhet



































Ndërsa turne që po zhvillohet në SHBA pret të njohë dy finalistet e tij, për Vinicius Zhunjor, i cili pas sukseseve me Realin e Madridit në Europë shihet si favorit për “Topin e Artë”, vijnë akuza lidhur me paraqitjen e tij me Brazilin në Kupën e Amerikës.

r1353911_1296x729_16-9

Ai mungoi në sfidën gjysmëfinale ndaj Uruguait, si rrjedhojë e dy kartonëve të verdhë shumë të evitueshëm dhe mbi të bie një peshë e madhe e fajit për skualifikimin e shpejtë të “Seleçaos”. Por pas heshtjes dhe ftohjes së mërzisë për skualifikimin, Vinicius me anë të një postimi ka kërkuar falje:

“Mënyra sesi e mbyllëm Kupën e Amerikës duhet të shërbejë si një moment reflektimi për të gjithë ne, për të ditur dhe kuptuar sesi të përballojmë këtë dështim. Jam i frustruar nga fakti që na duhet të eliminohemi sërish pas penalltive, por më vjen shumë keq që nuk munda të ndihmoja shokët e mi. Personalisht ndihem fajtor, sepse mora dy të verdha të evitueshme, por do të kthehemi në majë shpejt”, tha Vinicius.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts