Dështimi i një takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, SHBA e zhgënjyer: Jemi të dekurajuar! Rruga e vetme…

deshtimi i nje takimi kurti vucic ne bruksel shba e zhgenjyer jemi te dekurajuar rruga e vetme
deshtimi i nje takimi kurti vucic ne bruksel shba e zhgenjyer jemi te dekurajuar rruga e vetme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill u shpreh se ndjehet i dekurajuar për faktin se të mërkurën në Bruksel nuk arrit të bëhej një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Ai shtoi se SHBA vijon të mbështesë dialogun në Bruksel duke e quajtur si rruga e vetme për zgjidhjen e situatës mes dy vendeve.

“Jemi pak të dekurajuar aktualisht. Ne me të vërtetë përkrahim dhe vazhdojmë ta përkrahim procesin e BE-së dhe dialogun e Brukselit. Ne mendojmë që kjo është mënyra e duhur, në fakt mënyra e vetme. Mendoj që duhet të ketë një përpjekje të vërtetë për të bërë progress, sepse, e dini, ka shumë muaj që nuk po ndodhë shumë. Kështu që, mendoj se kemi disa problem me këtë. Jam i kënaqur që pala serbe ishte e gatshme të bisedojë. Është e rëndësishme”, tha ai në një intervistë.
Sipas Hill, qëllimet e BE-së në procesin e dialogut janë të qarta – normalizimi i marrëdhënieve, që është ligjërisht i obligueshëm.
“Epo, fillimisht, unë vetëm po përsëris qëllimet e Bashkimit Evropian për dialogun. Qëllimet janë shumë të qarta – ata duan normalizim gjithëpërfshirës, normalizim që është ligjërisht i detyrueshëm. Në fjalë të tjerë, nuk mund të ketë normalizim të martën, dhe të mërkurën të mos funksionojë. Për këtë arsye, normalizim gjithëpërfshirës ligjërisht të obligueshëm. Është një detyrë e madhe. Mendoj që është shumë e vështirë për ta arritur këtë, siç tregojnë edhe ngjarjet e muajve të fundit. Sa për të ardhmen, të shohim se çka ndodhë. Mendoj që normalizimi gjithëpërfshirës është parakusht për gjithçka. Shpresoj që mund ta shohim të realizohet.” – tha ai.

Më tej, Hill u pyet rreth deklaratave të tij për njohjen e Kosovës nga Serbia, dhe se një gjë e tillë mund të mos jetë kusht për anëtarësimin e kësaj të fundit në BE.
“A mendoni vërtetë që kjo është e mundur”? – u pyet ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →