Anglia ka humbur në natën e të dielës finalen e Euro 2024 përballë Spanjës dhe kjo padyshim ka sjellë një dëshpërim të jashtëzakonshëm te tifozët e “tre luanëve”, të cilët mendonin se tashmë kishin më në fund brezin e duhur për të kërkuar suksesin në arenën ndërkombëtare.
Sipas “Daily Mail”, gjatë ditës së sotme pritej që deri në 2 milionë persona të kërkonin leje në punë duke pretenduar se janë të sëmurë. Shumë shkolla në vend kanë shtyrë fillimet e mësimeve për studentët, të ndërgjegjshëm që kanë qenë të pagjumë pas dëshpërimit të përjetuar pas finales përballë Spanjës.
Ndërkohë, edhe rrjeti i supermarketeve “Lidl”, vendosi që të hapte një orë më vonë dyqanet e saj, për t’u dhënë edhe pak më shumë kohë rreth 30 mijë punonjësve të vet në të gjithë Britaninë e Madhe që të qetësoheshin para se të shfaqeshin në punë.
E përditshmja britanike ka vërtetuar gjithçka me pamjet e publikuara nga zona që janë zakonisht shumë të populluara që në orët e para të mëngjesit në qytete të ndryshme të Anglisë, por që gjatë ditës së sotme ishin të boshatisura, si për të treguar se i gjithë vendi ishte ende i përgjumur pas zhgënjimit të një nate më parë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co