Dështon dëshmia e Ilir Beqajt, pas shumë orësh debate mbyllet Komisioni Hetimor! Ja kur do të mblidhet sërish

deshton deshmia e ilir beqajt pas shume oresh debate mbyllet komisioni hetimor ja kur do te mblidhet serish








































Ka dështuar sot dëshmia e ish ministrit Ilir Beqaj në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi. Seanca e sotme u mbyll me propozim të nënkryetarit të Komisionit, Plarent Ndreca, i cili tha se “sot nuk po i japim dot drejtim”.

Ilir Beqaj-ish-ministri-shendetesia-prangat-duart-shenjat-kerkesat-sterilizimi-canta (21)

Seanca e pyetjeve me ish ministrin Ilir Beqaj do të rinisë nesër në rreth orës 10:30.

“Këtu e mbyllim, me propozim të nënkryetarit e mbyllim sot për të vijuar nesër në 10:30 me të njëjtin rend dite”, tha Albana Vokshi.

Kujtojmë që për disa orë me radhë, dëshmia e Ilir Beqajt për sterilizimin u mbajt peng pasi demokratët dhe socialistët nuk ranë dakord për procedurën si do të bëhej deklarata e Ilir Beqajt.

Ilir Beqaj mbërriti në Kuvend me pranga në duar, i shoqëruar nga policia dhe sapo u ul në vendin e dëshmitarit futi në ngërç komisionin me kërkesën për të shoqëruar deklaratën e tij me pamje vizuale, foto dhe video, me anë të cilave kërkonte të mbronte vendimin për të dhënë me koncesion procesin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale në spitalet publike.

“Po pres që ju të merrni një vendim mbi kërkesën time. Ligji thotë se vendimet merren me votim, por nuk thotë se kryetarja ka kompetencë të rrëzojë kërkesat me vendimin e saj personal”, tha Beqaj.

Deputetët socialistë këmbëngulën që kërkesa e Beqaj për një deklaratë me ndihmën e teknologjisë digjitale të hidhej në votim, por kryetarja e komisionit nuk pranoi, sepse sipas saj, nuk e lejonte procedura e diktuar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese.

Deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit Albana Vokshi akuzoi mazhorancën se bëri show duke sjellë me pranga Ilir Beqajn, ndërsa pengoi dëshminë e tij.

Po ashtu, Kryetarja e Komisionit, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi kërkoi që të merret një vendim për të kërkuar sërish zgjatjen e afatit të komisionit në mënyrë që të thirren të gjithë dëshmitarët e lidhur me çështjen, duke përfshirë kryeministrin dhe biznesmenen Vilma Nushi.

Por, nënkryetari socialist Plarent Ndreca këmbënguli se nuk kishin rënë dakord për dëshmitarë të tjerë dhe se afati nuk mund të shtyhej përsëri.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →