Pas dorëheqjes së Kimberly Cheatle, zëvendësdrejtori i Shërbimit Sekret, Ronald Rowe është emëruar për të shërbyer si ushtrues detyre i drejtorit të agjencisë.
Cheatle dha dorëheqjen pasi pranoi se tentativa për vrasjen e Donald Trump ishte “dështimi më i madh operacional në Shërbimin Sekret në dekada”.
Ronald Rowe, një veteran i Shërbimit Sekret, ka shërbyer më parë në disa pozicione drejtuese brenda agjencisë.
![Dështuan të mbronin Trumpin, emërohet drejtori i ri i Shërbimit Sekret pas dorëheqjes së Kimberly Cheatle 2 Img 2366](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/deshtuan-te-mbronin-trumpin-emerohet-drejtori-i-ri-i-sherbimit-sekret-pas-doreheqjes-se-kimberly-cheatle.jpg)
Javën e kaluar, ai mbrojti Cheatle mes thirrjeve të vazhdueshme që ajo të jepte dorëheqjen.
“Kur je në mes të një krize, duhet ashpërsi. Duhet inteligjencë. Dhe gjithashtu duhet pak strategji dhe ajo po demonstron të gjitha ato tipare në këtë kohë”, tha ai pak ditë më parë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co