Shqiperia

Detaje nga atentati i trefishtë në Memaliaj, gjendet e djegur makina e autorëve. Pistat e hetimit

detaje nga atentati i trefishte ne memaliaj gjendet e djegur makina e autoreve pistat e hetimit
detaje nga atentati i trefishte ne memaliaj gjendet e djegur makina e autoreve pistat e hetimit

Zbardhen detaje të reja lidhur me atentatin e trefishtë në Memaliaj, ku janë shoqëruar nga Policia e Gjirokastrës katër persona lidhur me ngjarjen. Gazetari i News24 Igli Çelmeta raporton se një automjet tip BMW është gjetur duke u djegur në fshatin Bejaj të Gjirokastrës. Automjeti dyshohet se është përdorur nga autorët. Sakaq, viktimat janë identifikuar si Shyqyri Kalemi, Marsel Cela dhe Bledar Muka. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi, i cili ndodhet nw gjendje të rëndë.

Sipas burimeve nga policia dyshohet se shënjester e këtij atentati kanë qenë anetarët e fisit Kalemi. Shyqyri Kalemi dhe Artur Kalemi janë të afërt të Adriatik Kalemit, të cilit i janë bërë së paku 3 atentate. Një në një ishull të Greqisë, një në burg dhe një në Shqipëri. Po ashtu në janar të këtij viti i bënë atentat në Unazën e Madhe edhe të vëllait Zamir Kalemit në Tiranë.

Grupi hetimor po heton si një nga pistat e atentatit të sotëm vazhdimin e sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës. Policia dyshon se Andrea Adriatik Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë më herët me tritol brenda makinës ishte i afërm i vëllezërve Kalemi.

NJOFTIMI I POLICISË

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj, në lokalin e shtetasit K. K., në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Sh. K., 74 vjeç, M. C., 47 vjeç dhe G. M., 36 vjeç si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 57 vjeç, i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Berat, Vlorë.

Në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nderkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.

Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts