Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen në Tiranë, ku në zonën e Don Boskos dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri.
Dy të plagosurit Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre rezulton me precedent penal.
Autori ka qenë me kapele dhe pasi i ka qëlluar është larguar me motor. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
Burime bëjnë me dije se njëri është qëlluar në shpatull, kurse tjetri në këmbë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co