Shqiperia

Detaje nga shpërthimi i makinës në Gramsh/ Grupi hetimor bën ekspertizën e mjetit

detaje nga shperthimi i makines ne gramsh grupi hetimor ben ekspertizen e mjetit
detaje nga shperthimi i makines ne gramsh grupi hetimor ben ekspertizen e mjetit

Zbardhen detaje të tjera nga ngjarja e Gramshit, ku një makinë ka shpërthyer dhe si pasojë dy vëllezër, që ndodheshin në mjet, janë plagosur.

Pas ekspertizës së mjetit nga grupi hetimor, kanë arritur në përfundimin që kemi të bëjmë me një shpërthim me tritol, pra atentat ndaj dy vëllezërve Mine.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se një nga vëllezërit që ka qenë pasagjer në mjet, Erald Mine ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar me helikopter drejt Traumës.

Vëllai tjetër, drejtuesi i mjetit ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut. Nga forca e shpërthimit janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts